Flet studentja që “ia mblodhi” Ramës, gazetarja përlotet nga historia e saj

Ardisa Çobo është studentja e Infermierisë, e cila ditën e sotme u përball me kryeministrin Edi Rama në Vlorë.

Studentja ka treguar arsyet se pse u bë pjesë e protestën, duke përlotur kështu edhe gazetaren me historinë e saj.

Ajo tha për Ora News, se është në vitin e tretë dhe nuk proteston për veten e saj, por për të tjerët që do vijnë pas saj.

Ardisa shprehet:

Rasti im konkret që jam ngritur që ditën e parë. Vajza e xhaxhait tim, babain e ka të sëmurë, invalid dhe merr një pension qesharak prej 45 mijë lekësh, ndërsa ilaçet i kushtojnë se 700 euro. Tani ajo vajzë nuk e ëndërron të vijë në këtë universitet. Nuk ka të drejtë sepse nuk ka mundësi. I punon vetëm nëna. Si mund të vijë ajo këtu. Kush do ta mbështeti atë vajzë? Unë do ta mbështes? Unë nuk po bëj dot shkollën time. Si do ta ndihmoj unë atë? Apo ta shikoj ta martojnë e të bëjë fëmijë, të mbylli jetën e saj aty?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *