Humb jeten në menyre tragjike 26 vjeçari pasi ishte pa letra në Angli.

Si çdo i ri me ëndrra dhe shpresa për të ardhmen, Franci Çoku u largua në Angli për një jetë më të mirë.

26-vjeçari i lindur në Divjakë gjeti vdekjen në mënyrë tragjike.

Ai u nis jashtë dhe me një dëshirë të madhe filloi të punonte dhe të realizonte qëllimet e tij dashamirëse ku një ndër to ishte që të ndihmonte dhe familjen e tij, e cila ndodhet ne Shqipëri.

Në krye të 30 ditëve qëndrimi në Angli, të gjitha kto shpresa dhe ëndrra u thyen në mes për të…

Një dite tek kthehej nga puna i lodhur por me shpresë, filloi të ndiqej nga policia angleze për mungesë dokumentash.

Në përpjekje për t’iu larguar atyre, para se të arrinte në banesë, ai pësoi atak kardiak që i kushtoi jetën.

Familja e tij ka bërë apel për ndihmë për të kthyer trupin në Shqipëri.

Të gjitha ata që duan të kontribuojnë, mund të dhurojnë sadopak në këtë link:

https://www.gofundme.com/ycwzeq-funeral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *